Një bankier i korruptuar dhe miqtë e tij grabitën bizneset e vogla për të paguar pushime të kushtrueshme dhe festa të çmendura me vajza eskortë dhe akuzohen se janë arkitektët e një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e Britanisë së Madhe.

Lynden Scourfield, ish dejtor në kompaninë HBOS, detyroi firmat të cilat kishin nevojë për kapital, të përdornin një firmë konsultimi të paligjshme të drejtuar nga David Mills.

Duke u sjellë njësoj si Mafia, ata përdornin kërcënimet dhe zhvatjen për të marrë kotnrollin e bizneseve, duke grabitur të gjithë kapitalin në llogaritë bankare dhe duke përfituar të ardhruat nga borxhet e marra nga kompanitë që kishin amrrë në menaxhim.

Scourfield, i cilu mburrej se ishte truri i kësaj skeme, shpërblehej me pushime luksoze, udhëtime në jahtet e Mills-it dhe përfitonte favore seksuale nga pornostare.

Të dëmtuar ishin familjet e shtresave të mesme që humbën jo vetëm kursimet e gjithë jetës, por edhe shtëpitë, pensionet, dhe madje një të dëmtuari i kushtoi edhe martesën.

Deri tani dëmi financiar shkon deri në 245 milionë sterlina, por policia tha se bashkë me koston e firmave të vogla të shkatërruara nga skema mashtruese, shifra totale e vjedhur është rreth 1 miliardë sterlina.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Mashtrimi 1 miliard sterlina, Ujqërit britanikë të Wall Street-it, festa të çmendura luksi dhe seks me pornostare Mashtrimi 1 miliard sterlina, Ujqërit britanikë të Wall Street-it, festa të çmendura luksi dhe seks me pornostare Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!