Email

Një bloger belg ka zbuluar ekzistencën e një grupi sekret në Facebook të quajtur “Babylone 2.0”, i përbërë nga 52 mijë anëtarë, ku mbizotërojnë meshkujt.

Fotot e shpërndara në këtë faqe, shfaqnin imazhe nudo të partnereve, të cilat ishin fotografuar pa mendje, ose ishin foto të nisura nga vetë ato për partnerët e tyre.

“Femra = copë mishi“

Një ndër fotot e publikuara nga një 27-vjeçar ka qënë e një gruaje e veshur me rroba intime të zeza dhe e shoqëruar me shkrimin “Nuk është super arritje , por nga ana tjetër nuk mund të refuzoja këtë 44-vjeçare të mjerë, sa për shtuar edhe një në CV-në time. Plaka. Por nuk tërhiqem para sfidës”

Por ka shkrime edhe më mizore , si psh “Femra = copë mishi“.

Jo të gjithë anëtarët kanë publikuar foto të partnereve të tyre, thotë blogeri i quajtur Chrys, por dënon edhe ata që thjesht kanë qenë pjesë e këtij grupi dhe nuk e kanë denoncuar.

Edhe pse rregulli i grupit ishte i qartë: fytyrat e femrave në foto nuk duhet te duken dhe emrat e tyre mos të publikohen.

52 mijë anëtarë dhe asnjë denoncim

Pas denoncimit të Chrys për egzistencën e gurpit, lajmi ka bërë bujë në mediat belge dhe franceze. Facebook e ka mbyllur menjëherë grupin, por ka disa reagime pse Facebook nuk ka vepruar më parë.

Punonjësit e Facebook kanë shpjeguar se rrjeti social nuk e ka mbyllur më parë këtë grup, pasi nuk ka pasur dyshime.

Anëtarët nuk i shpërndanin fotot jashtë grupit dhe kujdeseshin që mos të ishin totalisht nudo.

Grupet e reja dhe peticioni

Kush shpërndan ilegalisht një foto nudo, në Francë, rrezikon gjobë prej 75 mijë eurosh, por kjo nuk i ndaloi fansat e grupit. Ndërkohë është denonocuar edhe një grup tjetër i quajtur ” Babylone reborn”, i krijuar pas mbylljes së grupit.

Pas denoncimit të Chrys është hapur një peticion në website-in Change.org për të kërkuar një ligj për shpërndarjen e fotove private.

Në pak ditë janë bërë pjesë e kauzës 9 mijë persona. Një e pesta e anëtarëve të “Babylone 2.0”. (TemA)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Grupi sekret në FB: Publikonin foto nudo të partnereve të tyre Grupi sekret në FB: Publikonin foto nudo të partnereve të tyre Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!